Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë këtyre ditëve të fundit pesë persona të dyshuar në Podujevë, raporton Llapi.info.
Arrestimet e tyre janë kryer në raste të ndara, ndërkohë që të gjithë janë dërguar në mbajtje.
Dy prej tyre janë arrestuar për një rast “vrasje të tentativë” që ka ndodhur në rrugën “Drenica”.
Të dyshuarit për këtë rast janë çuar në mbajtje pas vendimit të prokurorit. Ata kanë therur me thikë një person në këtë rrugë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF për t’u nisur më pas në QKUK.
Dy persona tjerë të arrestuar në raste të ndara janë të dyshuar për dhunë në familje. Sipas raporteve të Policisë së Kosovës, ata kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre. Njëra prej tyre ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Kurse, një tjetër person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në Podujevë.
Të njëjtit i janë vendosur prangat pas urdhëresës së lëshuar nga gjykata.
Policia s’e ka bërë të ditur konkretisht arsyet pse i dyshuari ka qenë në kërkim.
Llapi.info do t’iu mbajë të informuar për detajet tjera.