Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Podujevë, të cilët nën kërcënimin e armëve kishin rrëmbyer dy të tjerë në një restorant tek ‘Tabet e Llapashticës’ raporton Llapi.info
Arrestimin e dy personave për Llapi.info e ka konfirmuar komandanti i Stacionit Policor të Podujevës, Bekim Bislimi i cili shtoi se me urdhër të prokurorit të dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Po në lidhje me rrëmbin, janë arrestuar dy persona. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë” ka thënë Bislimi./Llapi.info