Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarit lidhur me një tentim vrasje në Podujevë, ndodhur dy ditë më parë, njofton Llapi.info.
Raportohet se njëri nga të dyshuarit është i moshës së mitur si dhe janë konfiskuar një armë e llojit TT, një karikatorë dhe dy fishekë të cal. 7.62 mm.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, ka njoftuar PK.
Ndryshe, të dielën dy persona kanë pësuar lëndime trupore në Podujevë, pasi që të njëjtit janë sulmuar nga dy të dyshuar me mjete të forta.
Sipas Policisë së Kosovës, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë në drejtim të viktimave, por nuk ka pasur të lënduar nga predha.
“Viktimat pas tretmanit mjekësor në QKMF Podujevë janë dërguar për në QKUK-së për trajtim të mëtutjeshëm. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, një gëzhojë e kalibrit 7.62 mm dhe një zinxhir fyti prej ari”, ka njoftuar Policia e Kosovës./Llapi.info