Tre persona janë arrestuar, pasi dyshohet për një grabitje në fshatin Siboc të Komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.

Kjo u bë e ditur në një njoftim të Policisë së Kosovës, ku dyshohet se vjedhja kap shifrën e 7 mijë eurove.

Njëri nga të arrestuarit është i moshës së mitur, derisa vjedhja kishte ndodhur me 17 shkurt të këtij viti.

Njoftimi i plotë: 

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje grabitqare

Sot hetuesit e stacionit policor të Podujevës, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën vjedhje grabitqare e cila është raportuar me datën 17.02.2023.

Rasti ka ndodhë në fshatin Sibovc, saktësisht në një shtëpi, ku të vjedhura janë raportuar stoli ari, që arrijnë vlerën rreth 7000 euro.

Tre personat e arrestuar, (njëri nga ta i mitur), pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore,  janë dërguar në mbajtje.