Tre persona janë arrestuar dje rreth orës 19:30 minuta në Podujevë, njofton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, njëri prej të arrestuarve është zyrtar i AKP- së pasi që i njëjti në bashkëpunim me dy të tjerë të dyshuar janë zënë-kapur në flagrancë, me dy kamion duke transportuar dru të cilat dyshohet se janë të vjedhura dhe pa dokumente përcjellëse.
Në konsultim me prokurorin, tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa kamionët dhe drutë janë sekuestruar.
Rasti është duke u hetuar.../Llapi.info