Policia e Kosovës njofton se tre persona janë arrestuar në Podujevë, dy prej tyre pasi kanë sulmuar viktimën mashkull në rrugën “Ali Ajeti” në ora 00:35, ndërsa tjetri ka qenë i kërkuar nga policia.

“Rr. “Ali Ajeti”, Podujevë 13.08.2015-00:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjet të fortë viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Njësiti policor gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një armë –pistoletë TT M75 me një karikator dhe gjashtë fishekë të cal. 7.62 mm. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Fshati Sekiraqë, Podujevë 13.08.2015-22:45. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit”, njofton Policia e Kosovës./Llapi.info