Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë arrestuar në Podujevë, pasi që ekziston dyshimi se kanë mashtruar  8 viktima për rregullimin e vizave të punës në Gjermani, raporton Llapi.info

Sipas PK-së, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Në lidhje me rastin me datën 28.01.2019 janë identifikuar dhe janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit me pretekst të rregullimit të vizave të punës për në Gjermani kanë marrë një shumë prej rreth 5000 eurosh nga 8 viktimat meshkuj K-Shqiptarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./Llapi.info