Policia ka arrestuar sot në Skenderaj një person H.A. (78) dhe ka konfiskuar një pistoletë, gjatë një bastisje me urdhër mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për posedim të armës.
Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kontrollit është konfiskuar pistoleta e tipit M-57, prodhim jugosllav dhe dy karikatorë me 23 fishekë të kalibrit të njëjtë.
Po ashtu është gjetur edhe një granatë dore me siguresë, ku njësia përkatëse e FSK-së për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar të pashpërthyer.
I dyshuari pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të Shtetit lirohet në procedurë të rregullt.