Ditë më parë në fshatin Sekiraçë të Podujevës u arrestuan tre persona, pasi që të njëjtit nga njësitë Policisë së Kosovës, inspektorët e ATK-së dhe Doganës janë takuar në një lokal të lojërave të fatit, njofton Llapi.info
Dy prej të dyshuarve janë punëtorë të lokalit, ndërsa tjetri kishte qenë duke luajtur në një aparat të lojërave.
E gjatë ditës së djeshme është arrestuar edhe personi i katërt. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
“Podujevë 07.06.2019-17:30. Në lidhje me rastin është raportuar se me 11.06.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK./Llapi.info