Një person i dyshuar për vjedhje të rëndë është arrestuar dje në fshatin Lupç të Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, nga i dyshuari janë sekuestruar si dëshmi vegla pune dhe të njëjtat iu kanë kthyer pronarëve që i dyshuari i kishte vjedhur.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Kujtojmë, ditë më parë edhe një person për vjedhje është arrestuar në këtë po këtë fshat./Llapi.info