Foto Ilustrim

Edhe një person është arrestuar dje në Podujevë, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë, njofton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, derisa është bërë e ditur vjedhja ka ndodhur më 18 dhjetor të vitit 2019.

“Rruga Zahir Pajaziti, Podujevë,18.12.2019-03:17. Me  22.02.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar  nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me disa persona tjerë ka kryer veprën penale  vjedhje. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së.

Po ashtu, në lidhje me këtë vjedhje të premten e kaluar është arrestuar edhe një i dyshuar./Llapi.info