Përkundër që është burgu më i sigurt në Kosovë edhe aty kanë nisur keqpërdorimet e detyrës zyrtare.
Të mërkurën (04.03.2015) është arrestuar një gardian i Burgut të Sigurisë së Lartë në Podujevë për shkak që kishte tentuar ta fuste një telefon mobil brenda burgut.
Burime të indeksonline bëjnë të ditur se gardiani është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe pasi është intervistuar është liruar duke u suspenduar nga detyra zyrtare.
“Një gardian është arrestuar për shkak se ka tentuar ta fuste një telefon brenda burgut për t’i dhënë të burgosurve”, ka thënë ky burim për indekonline.net
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha e ka konfirmuar për indeksonline se është arrestuar një zyrtar i shtetit pasi i njëjti ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
“Mund të konfirmojmë se është arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare. I dyshuari pas intervistimit nga ana e prokurorit është liruar me procedurë të rregullt”, ka thënë Hoxha.