Foto Ilustrim

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të premten mbrëma në fshatin Siboc të Podujevës, raporton Llapi.info

Viktima ka informuar policinë, se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe nga aty i kanë vjedhur dy çanta krahu në të cilën kishte para të gatshme, çelësat veturave të auto sallonit, dokumente personale dhe dokumentacionin e shitblerjes se veturave.

Ndërsa, një i dyshuar është arrestuar mbrëmë, pasi që, siç mëson Llapi.info i njëjti kishte mësyrë vjedhjen në po të njëjtin auto-sallon, derisa ishte zënë në flagrancë nga pronarët.

I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka informuar se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe nga aty i kanë vjedhur dy çanta krahu në të cilën kishte para të gatshme, çelësat veturave të auto sallonit, dokumente personale dhe dokumentacionin e shitblerjes se veturave. Me datë 01.06.2019 rreth orës 20:00 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar PK./Llapi.info