Është arrestuar edhe i dyshuari i tretë për haraçin e kërkuar nga i rrahuri ditë më parë në Pallatin e Rinisë, Eroll Vitaku, njofton Policia e Kosovës.

Koha.net nga burime të veta në Polici merr vesh se i arrestuari i tretë është djali i një anëtari të menaxhmentit të Pallatit të Rinisë. Dyshohet që të jetë djali i Daut Rexhës, Korab Rexha.

Dy ditë më parë, Eroll Vitaku në emisionin “Puls” në KTV kishte treguar se kishte dhënë shumë para haraç në emër të komandantëve të luftës, Rrustem Mustafës – Remit dhe Latif Gashit- Latës, dhe se në fund edhe ishte rrahur nga disa persona që kishin vazhduar t’i kërkonin haraç.