Kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar sot në Tiranë me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Meta po hetohet në SPAK për skandalin CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe hetim pasuror, por ende nuk dihet se për cilën çështje është ekzekutuar urdhër arresti.