Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orët e pasdites ka arrestuar një person në Podujevë pasi që dyshohet se i njëjti, si pasojë e një kontesti pronësor, i ka vënë zjarrin një pjese të tokës të mbjellë me grurë.

Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 6000€.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.