Podujeva, foto arkiv

Një tjetër rast dhunë në familje është regjistruar në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mëngjesin e djeshëm në këtë qytet.

“Është arrestuari dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info