Foto ilustrim

Një tjetër rast dhunë në familje është regjistruar në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mëngjesin e djeshëm në fshatin Siboc të kësaj komune.

Sipas PK-së, viktima ka pësuar lëndime dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Rasti ka ndodhur të shtunën, ndërkohë i dyshuari i cili gjendej në arrati është arrestuar dje.

“Me 01.12.2019 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar, i njëjti ka pranuar se ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë Policia./Llapi.info