Një rast dhunë në familje është regjistruar mbrëmë në Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.
I dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje./Llapi.info