Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar sot Vitomir Iliqin në fshatin Ranillug të Gjilanit.
Arrestimi i tij është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani.
“Policia e Kosovës me urdhër të prokurorisë ka arrestuar sot në orët e mëngjesit një person serb shtetas i Kosovës, ai është ende në intervistim nga prokurori shtetit”, ka thënë Hashani.
Iliq është një ish-punonjës i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë i cili u pensionua dhjetë vite më parë.
Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë me Prokurorinë në Gjilan mirëpo kontakti ka qenë i pamundur.