Të mërkurën është arrestuar një i dyshuar në fshatin Gllamnik të Podujevës pasi që i njëjti kishte vjedhur pjesë të automjeteve nga servisi i automjeteve të viktimës mashkull, njofton Llapi.info
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që i njëjti kishte vjedhur pjesë të automjeteve nga servisi i automjeteve të viktimës mashkull K-shqiptar”, thuhet në raportin e policisë./Llapi.info