Të hënën në orët e hershme të mëngjesit, një burrë ka tentuar të fusë më forcë në veturë një vajzë, në qytetin e Vushtrrisë.

Policia njofton përmes raportit 24 orësh se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërkaq vepra është cilësuar si “tentim dhunimi”, përcjell Klan Kosova.

Rasti ka ndodhur në orën 06:40 të mëngjesit të djeshëm.