Një femër është arrestuar dje në Podujevë, pasi e njëjta përmes rrjeteve sociale ka shantazuar dy burra dhe një grua tjetër, njofton Llapi.info
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, e dyshuara me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Me date 25.05.2019 është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare pasi qe e njëjta përmes rrjeteve sociale kishte shantazhuar dy viktimat një mashkull dhe një femër K-Shqiptare. Me urdhër te prokurorit e dyshuara dërgohet ne mbajtje”.