Një tjetër rast dhunë në familje është regjistruar në qytetin e Podujevës, shkruan Llapi.info.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Sipas PK-së, një femër ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj.
“Podujevë 23.03.2020-18:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj, pastaj në rast ishte përfshi edhe bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim prokurori i shtetit të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit për 48-orë”, thuhet në raportin PK-së./Llapi.info