Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje, shkruan Llapi.info.
“Rr. Bajram Krasniqi, Podujevë 03.06.2023-12:33. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, bën të ditur Policia në raportin e saj ditor.
Ai dyshohet se në bashkëkryerje me dy persona tjerë ende të paidentifikuar, ka vjedhur kuletat e dy personave të moshuar, të cilët në to kishin dokumente personale e para të gatshme.
I dyshuari është F.J., 65-vjeçar, cili po shijonte lirinë nga arratia që nga 3 qershori.
/llapi.info/