Policia në Gjilan ka njoftuar se sot është arrestuar një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore atje.

M.D, i lindur në vitin 1962 ishte i dënuar me burgimi prej 18 mujash për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.

Pas përfundimit të procedurave, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, zyrtar policor nga Stacioni Policor Viti në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, me datën 19.09.2024 kanë arrestuar M.D. (viti i lindjes 1962, mashkull kosovare). Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej tetëmbëdhjetë (18) muajsh për veprën penale ‘’Dhënie e ryshfetit’’ nga neni 422 i KPRK- së. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.”