Një person i kërkuar nga Policia është arrestuar dje në fshatin Llapashticë të Podujevës, njofton Llapi.info
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës”, thuhet në raportin e sotëm të PK-së./Llapi.info