Foto ilustrim

Një person i kërkuar është arrestuar mëngjesin e djeshëm në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, njofton Llapi.info

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka bërë të ditur se i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.

“Rr. “Ilir Konushevci”, Podujevë 27.06.2019-10:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, kaq ka njoftuar PK./Llapi.info