Një person i kërkuar është arrestuar gjatë ditës së djeshme në qytetin e Podujevës, transmeton Llapi.info.
Sipas PK-së, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese”, ka njoftuar PK./Llapi.info