Në orët e para të mbrëmjes të së martës, në Podujevë është arrestuar një person i kërkuar, njofton Llapi.info.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Pa dhënë detaje tjera, Policia ka bërë të ditur se i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Përveç që është theksuar se i dyshuari ka qenë i kërkuar, PK-ja s’ka treguar arsyen e vënies së prangave./Llapi.info