Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh se dje në orën 08:00 në fshatin Ballofc të Podujevës në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar mashkull K-Shqiptar, i cili ishte në kërkim nga Policia.

I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës./Llapi.info