Një person është arrestuar dje në ora 12:50 në fshatin Llaushë të Podujevës, pasi i njëjti dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 11 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, ndërsa arma nuk është gjetur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Llapi.info