Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar një person i kërkuar në fshatin Gllamnik të Podujevës, njofton Llapi.info

Sipas PK-së, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë.

I njëjti për vuajtje të dënimit është dërguar në burgun e Dubravës./Llapi.info