Një person i kërkuar nga Policia është arrestuar mbrëmë pas mesnate në fshatin Gllamnik të Podujevës, njofton Llapi.info
Sipas PK-së, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë- dega Podujevë.
I njëjti për vuajtje të dënimit është dërguar në qendrën korrektuese të burgut në Smrekonicë./Llapi.info