Foto ilustrim

Dje rreth orës 17:00 në fshatin Gushtericë e Epërme në Graçanicë është arrestuar një i dyshuar serb pasi kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore me armë të ftoftë-thikë viktimën femër (sebre), njofton Llapi.info.

Sipas mjekut të fshatit viktima ka marr tretman mjekësor, më pastaj në Graçanicë, po ashtu edhe në QKUK ndërsa me kërkesën e familjarëve viktima është dërguar për trajtim në Mitrovicë.

Sipas policisë i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në qendër të mbajtjes./Llapi.info