Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh se dje në fshatin Lladovc të Podujevës në orën 11:30 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, ka arrestuar një mashkull K/Shqiptar, i cili po kërkohej nga policia.

I arrestuari sipas policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia nuk ka treguar se për çfarë arsyesh ishte në kërkim personi në fjalë./Llapi.info