Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar një person i gjinisë mashkullore në pikën kufitare në Merdar, transmeton Llapi.info.
Sipas policisë, personi i arrestuar ishte i kërkuar nga polica dhe është arrestuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Prishtinë, dega në Podujevë.
I arrestuari është dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./Llapi.info