Një person është arrestuar dje në ora 20: 00 në pikëkalimin kufitar në Merdarë nën dyshimin se i njëjti ka trafikuar migrantë për në shtetet e perëndimit, njofton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës në veturën e të dyshuarit janë hasur tre persona- viktima meshkuj të cilëve i dyshuari u kishte premtuar se do i dërgonte në shtete të BE- së dhe se për këtë qëllim ai ua kishte marrë nga 2500- 3500 euro.
Përveç kësaj, gjatë kontrollit, njësitet policore tek i dyshuari kanë gjetur dhe sekuestruar edhe 5885 euro të gatshme.
Me vendim të prokurorit, viktimat pas intervistimit janë liruar, ndërsa të dyshuarit i është konfiskuar vetura dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Llapi.info