Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, njofton Llapi.info
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë-dega në Podujevë.
I njëjti për vuajtje të dënimit është dërguar në burgun e Dubravës./Llapi.info