Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Podujevë, njofton Llapi.info.
Sipas PK-së, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje te dënimit në burgun e Dubravës”, thotë PK.
Pa dhënë detaje tjera, Policia ka bërë të ditur se i dyshuari nga qenë i kërkuar./Llapi.info