Një rast kërcënimi (kanosje) është regjistruar mesditën e së mërkurës në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.
Rastin e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës, në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, një person është arrestuar pasi i njëjti ka kërcënuar një tjetër për shkak të borxhit.
“Podujevë 13.05.2020 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se për shkak të një borxhi, është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia e Kosovës./Llapi.info