Një person është arrestuar mbrëmë në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, njofton Llapi.info.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.
“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë 14.02.2020-00:41. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Smrekonicës”, thotë PK./Llapi.info