Një person i kërkuar është arrestuar dje rreth orës 18:00 në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, arrestimi i tij është bërë bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali”, thuhet në raport./Llapi.info