Një person është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike në familje, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor . Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./Llapi.info