Policia e Kosovës në raportin ditor bën të ditur se mbrëmë rreth orës 23:00, është arrestuar një person i kërkuar në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, njofton Llapi.info

Sipas PK-së, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë-dega në Podujevë.

I njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës/Llapi.info