Policia e Kosovës në raportin ditor bën të ditur se dje në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë është arrestuar një person i kërkuar, njofton Llapi.info

Arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë- dega Podujevë.

Sipas PK-së, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./Llapi.info