Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person mashkull shqiptar, pasiqë i njejti kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në rrugën “Fitorja” në Podujevë.
Sipas raportit policor, të dyshuarit i janë konfiskuar një pistoletë dhe një fishek, njofton Llapi.info.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në këtë raport./Llapi.info