Një person është arrestuar dje në Podujevë.

Gjatë kontrollit atij i janë gjetu dhe sekuestruar një armë zjarri, 12 fishekë dhe një boks i hekurit.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE- Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 14.09.2024-19:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator, me 12 fishek dhe një boks hekuri. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”