Foto ilustrim

Një person është arrestuar në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i tij është bërë për shkak të mashtrimit me para të falsifikuara.

“Në lidhje me rastin me datë 26.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i mitur, dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info