Një person është arrestuar në Podujevë pasi që ka sulmuar seksualisht një femër, njofton Llapi.info
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 10:20.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
“Podujevë 02.04.2019 – 10:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./Llapi.info